Ballina Bota

STOKHOLM – Suedi, rritet niveli i kërcënimit kombëtar për terrorizmin

STOKHOLM, 17 gusht /ATSH-AA/ – Shefja e Shërbimit Suedez të Sigurisë (SEPO), Charlotte von Essen, njoftoi se është rritur nga 3 në 4 niveli i kërcënimit kombëtar për terrorizmin në vend.

Në një konferencë për media, Essen tha se situata e sigurisë së Suedisë është përkeqësuar për shkak të akteve për djegien e Kuranit dhe protestave kundrejt kësaj.

Duke theksuar se kanë marrë një vendim për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Essen u shpreh: “E kemi rritur nga 3 në 4, nivelin e kërcënimit me masën prej 5 pikësh. Vendimi bazohet në një vlerësim të përgjithshëm të nivelit të kërcënimit që përkeqësohet gradualisht”.

– Britania paralajmëron qytetarët e saj për “sulme terroriste”

Pas sulmeve provokative ndaj Kuranit në Suedi, më 12 gusht Britania paralajmëroi për çështjen e “sulmit terrorist” qytetarët e saj që udhëtojnë në Suedi. Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e britanike, u theksua se ka shumë mundësi që terroristët të kryejnë sulm ndaj vendeve që vizitohen kryesisht nga të huajt.

– Suedia thirrje qytetarëve të saj jashtë vendit që të “jenë të kujdesshëm”

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Suedisë, Henrik Landerholm, në një deklaratë më 13 gusht u bëri thirrje suedezëve dhe bizneseve suedeze jashtë vendit që të “jenë të kujdesshëm”.

“Përfaqësuesit e grupeve terroriste, kanë bërë thirrje për sulme kundër Suedisë. Shtetet dhe aktorët e tjerë, kanë ndihmuar në forcimin e mesazheve të tilla. Suedia teksa ‘ishte një objektiv legjitim, tashmë ajo shihet si një objektiv parësor'”, u shpreh Landerholm.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ukraina rrëzon 2 helikopterë rusë Ka-52
Artikulli tjetër“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, Rama falënderon Melonin: Ishte një nder