Ballina Flash

Rama: Zgjerohet rrjeti i kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Në shkollat e vendit ekipet e kujdesit shëndetësor po vijojnë punën për pajisjen me kabinetet e reja dentare.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale foto nga kabinetet e reja dentare në shkolla, ndërsa siguroi se së së shpejti do të zgjerohet rrjeti i kabineteve dentare në Gjirokastër, Krujë, Kukës, Vlorë, Fier, Lushnjë, Lezhë, Mat, Dibër, Korçë dhe Berat.

“Teksa të vegjlit po shijojnë pushimet e gushtit, me ekipet tona të kujdesit shëndetësor, po punojmë për detajet e fundit, që, në shtator, të kemi gati kabinetet e reja dentare në shkolla”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “pas njësive të reja të dentistrisë në shkolla në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër bëhemi gati të zgjerojmë këtë shërbim me investimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në shkolla në Gjirokastër, Krujë, Kukës, Vlorë, Fier, Lushnjë, Lezhë, Mat, Dibër, Korçë dhe Berat”.

Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç ofron depistimin periodik, edukim shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrimi i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkafet e tyre pësuan defekt dhe mbetën në mes të detit, policia shpëton 12 turistë
Artikulli tjetërPeleshi: Efektivët e FA në Letoni, aftësi të jashtëzakonshme mbi procedurat EOD