Ballina Flash

Ansambli Popullor, këngë dhe valle për turistët në Velipojë

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ “Tingujt e Verës” titullohet koncerti i shfaqur mbrëmjen e djeshme nga Ansambli Popullor në sheshin në qendër të plazhit të Velipojës.

Me një larmi këngësh dhe vallesh tradicionale artistët krijuan atmosferën e një feste në natyrë për kënaqësinë e pushuesve vendas e të huaj.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, me mbështetjen e bashkisë së Shkodrës. Ansambli Popullor po zhvillon një tur nga veriu në jug të vendit gjatë sezonit turistik.

Ansambli Popullor është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur.

Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBejko: Kundër përdorimit të ndërtimit si sektor i pastrimit të parave të pista
Artikulli tjetërISHSH: 72 masa administrative për subjektet akomoduese