Ballina Aktualitet

MB: Nga 1 gushti prodhimi i pasaportave biometrike ofrohet nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike përfundon më 31 korrik.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga 1 gushti 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”

“Ministria e Brendshme dhe“ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 korrik 2023. Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare”, thuhet në deklaratën e MB-së.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” shprehin angazhimin për të garantuar standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ: Procesi i votimit në Rrogozhinë vijon normalisht
Artikulli tjetërKrifca: Rritje e vigjilencës për sigurinë ushqimore për pushuesit