Ballina Bota

SPANJË – Një sondazh surprizë nxjerr PSOE-n përpara PP-së

MADRID, 13 korrik /ATSH-ANSA/ – Nëse do të votohej sot në Spanjë, partia socialiste (PSOE) do të fitonte zgjedhjet e 23 korrikut, me 31% të votave.

Në vend të dytë do të ishte partia e popullit (Pp) me 29,6%, me një hendek prej 1,4%.

Forcat politike spanjolle, Sumar dhe Vox do të renditeshin në vendin e tretë dhe të katërt, përkatësisht me 15,5% dhe 11,7%.

Këto të dhëna të bujshme, në kontrast me të gjitha sondazhet e tjera, dolën nga një sondazh i kryer nga (CIS), një organizatë e akuzuar shpesh si përkrahëse e qeverisë socialiste.

Në sondazhin e bazuar në 4 166 intervista, blloku i majtë PSOE-Sumar do të merrte 46,5% të votave, kundrejt 41,3% të bllokut të djathtë PP-Vox. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Vox Baroque” dhe OSFA në kalanë e Petrelës, në një ngjarje muzikore të rrallë në Shqipëri
Artikulli tjetërRrumbullaku pret drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia të Italisë: Konsolidim i urave të bashkëpunimit