Ballina Flash

Transformimi i Poliklinikës së Elbasanit, Manastirliu: Standard i ri në kujdesin ambulator

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Puna për transformimin e Poliklinikës së Elbasanit vijon me intensitet.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau foto nga punimet dhe projekti për këtë poliklinikë.

Manastirliu u shpreh se ky është një tjetër investim që do të sigurojë një standard të ri në kujdesin ambulator dhe një akses më të shpejtë në marrjen e shërbimit për qytetarët.

“Këtë vit investojmë edhe për rindërtimin e Poliklinikës së Shkodrës dhe të Durrësit, teksa po finalizohet puna edhe në poliklinikën e Dibrës”, theksoi Manastirliu.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Von der Leyen nxit Ukrainën për reforma për anëtarësimin në NATO
Artikulli tjetërAt Shtjefën Gjeçovi, mbledhësi e sistemuesi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”