VILNIUS, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania do të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake me vlerë rreth 700 milionë euro.
Deri në fund të majit, Gjermania ka premtuar ndihmë ushtarake prej 7.5 miliardë eurosh, duke e bërë Berlinin kontribuesin e dytë më të madh në terma absolute, sipas të dhënave nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore.
Samiti i NATO-s i mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, rreth 35 kilometra nga kufiri i aleatit kryesor të Rusisë, Bjellorusisë, synon t’i dërgojë një mesazh të fortë Moskës dhe të solidarizohet me Ukrainën.
Udhëheqësit duhet të diskutojnë aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe të avokojnë për një program afatgjatë mbështetjeje për Ukrainën për të penguar sulmet e ardhshme dhe për të modernizuar ushtrinë e Ukrainës.
Disa vende pritet gjithashtu të ofrojnë armë afatshkurtër dhe premtime sigurie për Kievin./ /os/






















