Ballina Bota

VILNIUS – Shtëpia e Bardhë: Do të vazhdojmë me shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi

VILNIUS, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden dëshiron të ecë përpara me shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi, deklaroi këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

”Biden e ka bërë të qartë prej muajsh se ai mbështet shitjen e F-16 në Turqi. Ishte në interesin e SHBA-së dhe të NATO-s që Turqia të merrte avionët luftarakë”, u tha Sullivan gazetarëve në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku do të takohen liderët e NATO-s.

Sullivan tha se ”ecja përpara me shitjen e avionëve F-16 nuk ka lidhje me përfundimin e kundërshtimit të Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, megjithëse Biden i ka lidhur më parë këto dy çështje”.

Qeveria amerikane duhet të njoftojë zyrtarisht Kongresin për shitjet e armëve.

Disa ligjvënës kishin thënë më parë se do të përdornin të drejtën e tyre për të vënë veton ndaj shitjes nëse Turqia vazhdon të bllokojë Suedinë nga anëtarësimi në NATO.

Pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua t’i japë fund kundërshtimit të tij ndaj pranimit të Suedisë, marrëveshja e armëve së shpejti mund të ecë përpara./    /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOrganizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime: AMF ndërmori reforma të thella ligjore e rregullatore
Artikulli tjetërSamiti i NATO-s, Rama në foton familjare me liderët e vendeve anëtare