Ballina Bota

BERLIN – Scholz: Nuk ka lidhje midis kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO dhe pranimit të Turqisë në BE

BERLIN, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Pranimi i mundshëm i Suedisë në NATO nuk ka lidhje me rifillimin e procesit të bisedimeve për pranimin e Turqisë në BE, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz në Berlin.

“Këto dy çështje nuk janë të lidhura”, tha Scholz.

“Prandaj, për mendimin tim, ato nuk duhet të kuptohen si çështje të ndërlidhura”, tha ai.

Scholz përsëriti se Suedia kishte përmbushur të gjitha kërkesat për t’u anëtarësuar në NATO.

“Shpresoj që së shpejti Suedia të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Scholz.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan befasoi sot me deklaratën e tij, në të cilën ai kërkoi që miratimi i pranimit të Suedisë në NATO të varej nga rifillimi i bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Dinamo” zyrtarizon blerjen e ish-mbrojtësit të “Tiranës” Joacelin Behiratche
Artikulli tjetërNdotja akustike, tjetër ndërhyrje e Policisë së Sarandës