Ballina Bota

HOLANDË – Kryeministri Rutte jep dorëheqjen

AMSTERDAM, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri holandez, Mark Rutte ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas gati 13 vitesh në qeveri.

“Ekzistojnë mosmarrëveshje midis katër partive të koalicionit për politikën e migracionit”, tha Rutte dje në mbrëmje, në Hagë.

Ai shtoi se do t’i paraqiste dorëheqjen e tij me shkrim mbretit Willem-Alexander.

Rutte tha se i vinte keq që duhej të jepte dorëheqjen, por e përshkroi atë si “një realitet politik”.

Ai nuk dha informacion nëse do të kandidojë sërish në zgjedhje të reja.

Qeveria e katërt e liberalëve të krahut të djathtë ishte në detyrë që nga fillimi i vitit 2022.

Vëzhguesit thonë se zgjedhjet e reja nuk do të zhvillohen deri në nëntor. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden konfirmon dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë
Artikulli tjetërVeliaj në Konferencën e Mjedisit dhe Shëndetit në Budapest: Ndamë përvojën e Tiranës