Ballina Flash

Siguria rrugore, 22 të arrestuar dhe 586 gjoba për përdorim të celularit

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka arrestuar 22 shtetas në harkun kohor të një jave.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Policia e Tiranës bëri me dije sot se, 22 shtetasit e ndaluar, u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, apo nën efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

“Gjithashtu, gjatë javës që lamë pas janë vendosur: 261 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara; 586 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 55 masa administrative për xhama të errësuar; 352 masa administrative për mosdhënie përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha; 1487 masa administrative për mosvënie të rripit të sigurimit, nga drejtuesit e automjeteve; 367 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve; 224 masa administrative për parakalime të gabuara”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParaqitet në ASH korpusi më i madh i numerizuar i leksikut të shqipes
Artikulli tjetërKrifca: Kontributi i bujqësisë në PBB u rrit me 0.11 %, eksportet u rritën në sasi dhe vlerë