Ballina Flash

Lirim i hapësirave publike të zëna padrejtësisht, bashkia Shkodër thirrje qytetarëve

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Bashkia e Shkodrës u kërkoi sot individëve dhe subjekteve private të marrin masa për të liruar hapësirat publike të zëna padrejtësisht, duke u kujtuar se sipas ligjit, koha në dispozicion për kryerjen në mënyrë vullnetare është deri më 26 qershor.

Bashkia e Shkodrës i referohet trotuareve, shesheve publike, mjediseve të gjelbra dhe parkimeve publike të cilat do çlirohen nga çdo mjet që pengon përdorimin e hapësirave të përbashkëta, si karrige, goma, blloqe betoni, vazo lulesh apo sende të tjera. Po ashtu, do të lirohen rrugët dhe trotuaret nga podet e karriget e vendosura aty nga subjekte që s’kanë lidhur kontratë me bashkinë për përdorimin e këtyre hapësirave.

Në përfundim të këtij afati pesëditor, Bashkia njoftoi se do të ndërhyjë për lirimin e tyre me strukturat përkatëse dhe forcën që i jep ligji.

“Të gjithë qytetarët apo subjektet që duan të përfitojnë përdorimin e hapësirave sipas ligjit, i ftojmë të përdorin këtë hapësirë kohore për tu paraqitur pranë Zyrës me një ndalesë për të ndjekur procedurat përkatëse”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Shkodrës.

Duke vënë në dukje se është detyrim i secilit të zbatojë rregullat e bashkëjetesës në mjediset publike, bashkia Shkodër shpreh bindjen në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – James Cameron: U zhyta 33 herë në rrënojat e Titanikut … çfarë mrekullie!
Artikulli tjetër​Kurti: Nesër udhëtoj për në Bruksel për takimin e radhës