Ballina Flash

​Kurti: Nesër udhëtoj për në Bruksel për takimin e radhës

PRISHTINË, 21 qershor/ATSH/ Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka konfirmuar se nesër do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e radhës të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se atje do të insistojë për lirimin urgjent dhe pa kushte të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e nivelit të lartë në dialog të thirrur nga Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLirim i hapësirave publike të zëna padrejtësisht, bashkia Shkodër thirrje qytetarëve
Artikulli tjetërMusk: Nëse Twitter nuk u bindet ligjeve lokale, mund të ndërpritet qasja në të