MIAMI (SHBA) – Dalja në gjykatë e ish-presidentit Donald Trump në rastin e arkivave të Shtëpisë së Bardhë.
TOKIO (Japoni) – Kryeministri Fumio Kishida në konferencë për shtyp.
PEKIN (Kinë) – Vizitë shtetërore e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas.
ENERGODAR (Ukrainë) – Drejtori i IAEA Rafael Grossi viziton termocentralin bërthamor të Zaporizhias.
LONDËR – Fillimi i seancës së parë të plotë të hetimit për Covid-19.
GJENEVË (Zvicër) – ICAN publikon raportin vjetor mbi shpenzimet globale për armët bërthamore.
AMSTERDAM (Holandë) – Ministrat e Mbrojtjes të Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës (JEF) takohen për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën dhe sigurinë e infrastrukturës.
OKB – Debat i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi klimën, paqen dhe sigurinë.
BUENOS AIRES (Argjentinë) – Presidenti Alberto Fernandez pret presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./ a.jor.






















