Ballina Flash

Kushi: Libri “Udhërrëfyesi juaj Olimpik” vjen për herë të parë në shqip

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë në promovimin e librit “Udhërrëfyesi juaj Olimpik” i shkruar nga prof. Marita Bulatova, zëvendëspresidente e Komitetit Olimpik të Ukrainës, presidente e Akademisë Olimpike të Ukrainës, zv/presidente e Akademive Olimpike Evropiane, si dhe anëtare me të drejta të plota në Akademinë e Shkencave të Ukrainës.

“Libri vjen për herë të parë në shqip me iniciativë të Akademisë Olimpike Shqiptare, në kuadër të 30-vjetorit të saj, si dhe me mbështetje të KOKSH”, u shpreh Kushi.

Ministrja tha se, tashmë lexuesit dhe sportdashësit shqiptarë përmes këtij libri kanë mundësi të mësojnë më shumë mbi Lëvizjen Olimpike, duke përfshirë informacione mbi origjinën, historinë dhe vlerat e olimpizmit.

Ajo falënderoi të gjithë nxënësit dhe shkollat që kishin përgatitur një ekspozitë të veçantë të punimeve të tyre në kuadër të Javës Olimpike.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO heton fluturimet e paidentifikuara ruse mbi Detin Baltik
Artikulli tjetërBRUKSEL – Lindner: Rregulla strikte të borxhit publik në Bashkimin Evropian