Ballina Ekonomi

Bizneset, afat deri më 31 korrik për dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Data 31 korrik është afati i fundit për bizneset për dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore.

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u rikujtoi bizneseve se duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Në të kundërt, ligji parashikon aplikimin e sanksionit administrativ gjobë prej 15 mijë lekësh.

Pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre.

Shërbimi online “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)” mund të përdoret nga të gjitha subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj në e-Albania.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKingji pret shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA-së: Konsiderata për rolin e Shqipërisë në NATO
Artikulli tjetërKrifca: Mbështetje 320 sipërmarrjeve të bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe