Ballina Aktualitet

Kingji pret shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA-së: Konsiderata për rolin e Shqipërisë në NATO

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji priti sot në një takim zyrtar shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, gjeneral Daniel Hokanson, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.

Shefi i Shtabit të FA-ve bëri të ditur se gjatë takimit u vlerësua roli i Shqipërisë në Aleancë, si dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e edukimit si dhe u ra dakord për zhvillimin e stërvitjeve.

“Me konsideratat më të larta për rolin e Shqipërisë në Aleancë dhe qëndrimin e saj në mbështetjen ndaj Ukrainës, si dhe konfirmoi rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura, nëpërmjet programeve të ndryshme të trajnimit, arsimimit dhe stërvitjes, për zhvillimin e një force të mirëtrajnuar, e aftë të ndërveprojë me SHBA e NATO dhe e gatshme të kontribuojë në misione të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh Kingji.

Më herët, shefi i Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, gjeneral Daniel Hokanson, i shoqëruar nga ambasadorja, Yuri Kim takoi edhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj i dorëzon ambasadores amerikane Yuri Kim “Çelësin e Qytetit”
Artikulli tjetërBizneset, afat deri më 31 korrik për dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore