Ballina Aktualitet

SPAK urdhërarreste për Dakon dhe ish-zyrtarë të bashkisë Durrës

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është ndaluar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Kështu, raportohet në medie, ndërsa pritet edhe njoftimi zyrtar i SPAK.

Në medie raportohet se SPAK, ka lëshuar 10 urdhërarreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes tyre dhe Dako. Nga mediet bëhet me dije se për 7 prej tyre është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 3 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMema: Skrapari jo më peng i atyre që kanë humbur vulën apo rrugën
Artikulli tjetërKina prezanton anijen e parë të lundrimit 5G në botë