Ballina Bota

VJENË – OPEC+ vendos objektivat për naftën për vitin 2024

VJENË, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Karteli i naftës OPEC+ deklaroi se kërkonte të prodhonte rreth 40 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm, që sipas një vlerësimi rus do të arrinte një ulje të prodhimit prej 1,39 milionë fuçi në ditë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS dha vlerësimin e reduktimit të prodhimit, bazuar në llogaritjet e saj.

Çdo fuçi e standardit industrial përmban 159 litra naftë.

Vendimi për objektivin e vitit 2024 u mor dje nga aleanca e 23 vendeve.

Ajo u parapri nga orë të tëra negociatash të vështira.

Në prag të vendimit, Arabia Saudite në veçanti kishte nxitur spekulimet se mund të bëhen kufizime të mëtejshme të prodhimit.

Rusia, nga ana tjetër, kishte sinjalizuar se nuk kishte nevojë për veprime shtesë.

Në prill, grupi vendosi të ulë prodhimin me 1,66 milionë fuçi në ditë deri në fund të vitit 2023 për të stabilizuar çmimin e naftës.

Përveç rritjes së shkurtër në prill, çmimi i naftës ka rreth një vit në rënie.

Në mesin e vitit 2022, një fuçi naftë e OPEC-ut kushtonte rreth 115 dollarë, ndërsa aktualisht është rreth 75 dollarë.

Që në tetor 2022, aleanca me një pjesë të tregut global prej rreth 40%, reagoi ndaj këtij zhvillimi dhe vendosi të ulë prodhimin me dy milionë fuçi në ditë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BM: Sistemi i azilit ka nevojë për ndryshime rrënjësore
Artikulli tjetërTensionet në veri, Escobar dhe Lajçak sot në Kosovë