Ballina Flash

Festivali i muzikës elektronike, mbledh të rinjtë nga e gjithë bota në Shëngjin

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Muzikes Elektronike UNUM, ka mbledhur në edicionin e 4-të të tij, në Shëngjin, mijëra të rinj nga vende të ndryshme të botës, në një spektakël unik, që  do të vijojë deri në datën 6 qershor.

Falë këtij organizimi, të rinjtë,  shqiptarë dhe të huaj, janë bërë pjesë e një atmosfere festive elektrizuese, ku mbi 70 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.

Këtë vit Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike, zhvillohet nën moton ‘Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin”.

Ky festival i ka dhënë gjallëri këtij bregdeti, duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij eventi janë angazhuar insticionet e linjës. /af/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Sulme ruse godasin bazën ajrore në Ukrainë
Artikulli tjetërGREQI – 44 parti dorëzojnë aplikimin për zgjedhjet e 25 qershorit