Ballina Bota

ITALI – Katër viktima pas një shëtitjeje me varkë

MILANO, 29 maj /ATSH-DPA/ – Të paktën katër persona kanë vdekur në një aksident me varkë në Lago Maggiore, në veri të Italisë, deklaruan zjarrfikësit.

Zjarrfikësit fillimisht thanë se tre trupa u gjetën pasi një varkë u përmbys në skajin jugor të liqenit pranë qytetit të Lisanza, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Milanos.

Më vonë u gjet një trup i katërt në një thellësi prej 16 metrash.

Anija turistike, e cila kishte rreth 24 persona në bord, u përmbys të dielën për shkak të një stuhie të papritur.

Njëzet persona u shpëtuan të padëmtuar.

Sipas presidentit të rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, varka me vela, me një gjatësi prej 16 metrash, ishte marrë me qira nga turistët./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestues serbë pranë komunave në Zveçan, Leposaviç dhe Zubim Potok
Artikulli tjetërProdhimi në HEC-et publike shënoi rritje me 51.6 %