Ballina Flash

​Aktakuzë ndaj ministres Gërvalla

PRISHTINË, 29 maj/ATSH/ Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për “mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G, për shkak të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo në një përgjigje për KosovaPress.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj dekreton paketën e plotë të reformës së pagave
Artikulli tjetërLiqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë, ngjitje alpine mes mrekullisë së natyrës