Ballina Bota

GREQI – Epërsi e dukshme e ”Demokracisë së Re” pas zgjedhjeve parlamentare

ATHINË, 21 maj /ATSH-ANA/ – Exit poll-i i përbashkët i stacioneve televizive mbarëkombëtare në Greqi tregoi një epërsi të dukshme të partisë në pushtet ”Demokracia e Re” pas zgjedhjeve kombëtare të së dielës, pasi qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00.

Sipas të dhënave të stacionit televiziv, numrat e exit poll-it variojnë si më poshtë:

”Demokracia e Re”: 36-40%
SYRIZA-Aleanca Progresive: 25-29%
PASOK-KINAL: 9,5-12,5%
Partia Komuniste: 6-8%
”Zgjidhja greke”: 3,5-5,5%
MeRA25: 2,5-4,5 %
”Plefsi Eleftherias”: 2.2-4.2%
Pjesa tjetër e partive: 4.8-6.8%./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Kontingjenti shqiptar në Letoni, dëshmi përkushtimi dhe aftësish
Artikulli tjetërHIROSHIMA – Biden njofton ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën