Ballina Aktualitet

Begaj në Malin e Zi: Një kafe mes vëllezërish në Tuz

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet sot në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatovic.

Në rrugën drejt Podgoricës, Begaj u ndal për një kafe në qytetin e Tuzit.

Begaj publikoi në rrjetet sociale foto të këtij takimi. ”Një kafe mes vëllezërish në Tuz”, shkroi ai.

Presidenti Begaj do të jetë në Podgoricë, për të marrë pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatovic.

Zyra e shtypit e Presidentit bën të ditur se, prezenca e Presidentit Begaj në këto ceremoni është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.

Në këto ceremoni pritet të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi takim me maturantët në Shkodër: Orientim drejt programeve prioritare të studimit
Artikulli tjetërFOKUS – Franca e alarmuar nga një rifillim në Evropë i kërcënimit terrorist islamik