Ballina Aktualitet

“Defender 23” më 22 maj, Peleshi fton qytetarët në sheshin “Nënë Tereza”

TIRANË, 18 maj /ATSH – I. Vata/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ftoi sot qytetarët të ndjekin stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe 23” që do të zhvillohet në Tiranë më 22 maj.

Në postim në rrjete sociale, Peleshi ndau pamje nga forcat e NATO-s dhe SHBA-së, duke ftuar qytetarët të shohin nga afër armatimet dhe demostrimin e stërvitjes.

“Defender Europe 23”, në zemër të Tiranës! Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah në sheshin “Nënë Tereza”. Çdo qytetar është i ftuar të shohë nga afër armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s”, shkroi Peleshi.

Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”.

Stërvitja fillon më 22 maj dhe do të ketë pjesëmarrjen e rreth 17 mijë trupave shumëkombëshe, duke e bërë atë stërvitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapen aplikimet për çerdhe në Tiranë, afatet dhe dokumentacioni
Artikulli tjetërINSTAT: Niveli më i lartë i PBB-së për frymë, në Tiranë