Ballina Bota

REJKJAVIK – Von der Leyen bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë me vendet kandidate

REJKJAVIK, 17 maj /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen midis Bashkimit Evropian (BE), Këshillit të Evropës dhe vendeve që shpresojnë të bashkohen me bllokun.

Viti i kaluar, i përfshirë nga pushtimi i përgjakshëm rus i Ukrainës, shënoi një pikë kthese për shumë nga vendet që kërkojnë të anëtarësohen në BE, duke përfshirë Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Von der Leyen në Këshillin e Evropës në Rejkjavik.

“Unë shoh hapësirë për një bashkëpunim dhe partneritet edhe më të ngushtë midis Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe çdo vendi kandidat, në mënyrë që historia e demokracisë evropiane të vazhdojë të shkruhet, në Ukrainë dhe kudo në kontinentin tonë”, tha Von der Leyen.

Ukraina ka qenë zyrtarisht një kandidate për anëtarësim në BE që nga vera e kaluar.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: 600 të apasionuar me 265 mjete klasike nga Belgjika zbukuruan Tiranën
Artikulli tjetërChollet bisedon me Vuçiç, kërkon shmangien e provokimeve mes Kosovës dhe Serbisë