Ballina Bota

POLONI – Mbërrijnë raketat e para amerikane “Himars”

VARSHAVË, 15 maj /ATSH-DPA/ Njëzet raketat e para amerikane “Himars” që Polonia porositi në 2019 me një kosto prej 414 milionë dollarësh kanë mbërritur sot në Poloni.

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak tha në Varshavë se sistemi i armëve ishte provuar në Ukrainë.

“Kam pasur bisedime me prodhuesin dhe ministrin e Mbrojtjes së SHBA-së dhe jam optimist për porosinë e radhës”, tha Blaszczak.

Kongresi amerikan ka miratuar dërgimin e deri në 500 raketave “Himars” në Poloni.

Polonia po zgjeron aftësitë e saj mbrojtëse në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga Moska.

Vendi është gjithashtu një qendër e rëndësishme logjistike për mbështetjen ushtarake të Ukrainës, të cilën Rusia e pushtoi në shkurt 2022.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFillojnë përgatitjet për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave
Artikulli tjetërFitoi zgjedhjet, Xhakolli: Përgjegjësi për të zhvilluar më tej projektet në Pogradec