TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryebashkiakja, njëherazi kandidatja e PS për bashkinë Durrës, Emirana Sako po kryeson rezultatin kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, Emiriana Sako ka marrë deri tani 25066 vota, ose 56.65 %.
Ndërkohë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara deri tani ka marrë 19185 vota, ose 43.35 %.
Deri më tani në këtë bashki janë numëruar 176 qendra votime nga 342 që janë në total.
/r.e/























