Ballina Bota

TURQI – Erdogan kryeson pas numërimit të 75% të votave

STAMBOLL, 14 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po qëndron pak mbi një shumicë absolute prej 50% në zgjedhjet presidenciale të vendit me tre të katërtat e votave të numëruara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, AA.

Lideri i opozitës Kemal Kiliçdaroglu i CHP-së dhe kandidati i përbashkët i një aleance gjashtëpartiake ishte rreth 43,4%, sipas shifrave të AAA, të cilat e vendosin Erdoganin në një epërsi të qartë me 50,8%.

Megjithatë opozita ka kritikuar ashpër shifrat e AA duke thënë se ato nuk janë të besueshme.

AA zakonisht publikon së pari shifrat nga bastionet e Erdoganit.

Kiliçdaroğlu kishte deklaruar më herët gjatë numërimit të votave të dielën në mbrëmje se ishte përpara./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pas votimit: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët
Artikulli tjetërBejko, apel qytetarëve të votojnë: Jepni kontributin tuaj