Ballina Lajme nga Vendi

Kandidati i PS-së në Vlorë, Dredha: Qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre

TIRANË, 14 maj/ATSH/- Kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka votuar rreth orës 09:15.

Pas daljes nga qendra e votimit, Dredha në një prononcim për mediet u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Vota është ushtrimi më i mirë i demokracisë. Vota është misioni më i shenjtë që çdo qytetar duhet ta ketë. Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Vlorës të votojnë, të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha kandidati socialist Ermal Dredha.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTRET – Kemal Kiliçdaroglu ekonomisti jokarizmatik që kërkon presidencën turke
Artikulli tjetërFOKUS – Mbi pesë tonë kokainë sekuestrohen në Kolumbi dhe Panama