Ballina Aktualitet

Ndalimi i Belerit, Rama: Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndalimit nga policia të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama, thekson se ndalimi i Belerit me urdhër të prokurorisë, përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve.

Ai thekson se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.

Kryeministri nënvizon se “beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë”.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F. Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar! Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, deklaron Rama në një postim në Twitter.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCaka: Tmerri i fitores së Euglen Mustafallarit ka mbërthyer edhe Çuçin
Artikulli tjetërMblidhet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, anëtarët miratojnë raportet financiare