Ballina Flash

Dita kombëtare e pelikanit kaçurrel, një prej specieve simbol të vendit

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Sot është Dita Kombëtare e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus), popullata më e madhe e të cilit gjendet në lagunën Karavastasë në Shqipëri.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se, kjo ditë i kushtohet një prej specieve simbol të vendit tonë.

Pelikani kaçurrel në pjesën e pasme ka pendë kaçurrele (të përkulura), qesja e fytit është me ngjyrë portokalli, këmbët gri e errët, ndërsa gjoksi është si i bardhë. Në majat e krahëve ka pak pendë të zeza.

Gjatësia e trupit të pelikanit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha mesatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet.

Vrojtimi në distancë nga qendra e vëzhgimit e ngritur enkas në parkun Divjakë-Karavasta është një peizazh i papërsëritshëm. Vizitorë të shumtë vendas e të huaj vëzhgojnë këtë shpend të rrallë.

Prania e pelikanit kaçurrel vërehet edhe në liqenin e Shkodrës, lagunën e Vilunit, etj.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani falënderon senatorin Schumer për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së
Artikulli tjetërVon Cramon: Kosova vazhdon të dëshmojë kapacitetet e saj demokratike