Ballina Flash

Osmani falënderon senatorin Schumer për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së

PRISHTINË, 10 maj /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani informoi sot se, ka takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës liderin e shumicës në Senatin e SHBA, Chuck Schumer.

Presidentja deklaroi se, senatorit Schumer i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj udhëheqësin e shumicës në Senat, Sen Schumer dhe për të riafirmuar partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin.”, shkroi Osmani në Twitter./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpahia: Bujqësia, vëmendje kryesore në 4 vitet e ardhshme
Artikulli tjetërDita kombëtare e pelikanit kaçurrel, një prej specieve simbol të vendit