Ballina Aktualitet

KQZ urdhëron fshirjen e çdo postimi elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në rrjetet sociale

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi sot fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo medie tjetër sociale.

“Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale). Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike”, thuhet në udhëresën e KQZ-së.

Gjithashtu, bëri të ditur KQZ, përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Ndryshimi në 14 Maj do të jetë shpëtimi i Hasit
Artikulli tjetërVeliaj: Njerëzit e suksesshëm nuk duan të identifikohen me Saliun dhe Ilirin