Ballina Bota

ROMË – Italia regjistron sërish rritje të inflacionit

ROMË, 2 maj /ATSH-ANSA/ – Inflacioni në Itali po rritet sërish, raportoi Instituti Italian i  Statistikave (ISTAT).

”Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit në muajin prill, mbi bazën e vlerësimeve paraprake regjistroi një rritje prej 0,5% në bazë mujore dhe 8,3% nga viti në vit, nga +7,6% një muaj më parë’’, sipas  Istat.

Përshpejtimi i normës së inflacionit vjen kryesisht si pasojë e rritjes sipas tendencës së çmimeve të mallrave energjetike nga +18,9% në +26,7%.

Inflacioni bazë (pa përfshirë energjinë dhe ushqimin e freskët), mbetet i qëndrueshëm në + 6,3%, ashtu si ai i mallrave të energjisë në +6,4%./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKodheli: Hapësira të rinjve dhe zhvillim turizmit në Fier
Artikulli tjetër1-5 maj, Festivali Ndërkombëtar i Kukullave në Elbasan