Ballina Flash

Borrell: Draft-statuti i Asociacionit nuk është final

PRISHTINË, 2 maj /ATSH/ Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot në Bruksel nuk është final, por vetëm do të shërbejë si pikë fillestare për negociata të mëtejshme.

Pas takimit Kurti-Vuçiq, Borrell në konferencë për medie, tha se palët janë me qëndrime të ndryshme për Asociacionin.

“Palët kanë ndërmarrë një hap drejt themelimit të Asociacionit, marrëveshje kjo e dakorduar para 10 vitesh. Është prezantuar drafti i parë i cili nuk është final, por është si pikë fillestare. Këndvështrimet e palët janë të largëta mes njëra-tjetrës për Asociacionit”, tha ai. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVuçiç: Kurti s’e pranoi draft-statutin e Asociacionit, BE shpalosi një plan për veriun
Artikulli tjetërKushi takim me pedagogët e UPT: Rritje e pagave të pedagogëve