Ballina Ekonomi

IPARD, mbështetje 38 investimeve të reja në përpunimin e qumështit

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Fermerët dhe sipërmarrësit përmes skemave mbështetëse dhe grenteve nga programi IPARD po rrisin investimet në teknologjitë e reja dhe modernizimin e fermave, si domosdoshmëri e avantazheve konkurruese në tregje.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se, në sajë të mbështetjes nga programi IPARD II, sot 38 sipërmarrje kanë rritur standardet dhe kapacitetet e prodhimit në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Këto investime përfshijnë ndërtimin e stallave, pajisje dhe linja automatike mjeljeje, dhoma frigoriferike, linja përpunimi qumështi, ndërtim baxhosh, vendosjen e paneleve fotovoltaike, si edhe mekanikë bujqësore.

Pajisjet dhe teknikat e reja kanë rritur rendimentin e prodhimit dhe kanë ndihmuar në zvogëlimin e kostove për fermerët, gjithashtu pikat e grumbullimit të qumështit luajnë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar fermerët e zonës që të shesin prodhimin e tyre.

Zgjerimi dhe zhvillimi i këtyre sipërmarrjeve ka ndikuar në nxitjen e punësimit dhe rritjen e të ardhurave në ekonominë rurale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Artikulli tjetërVeliaj: 7 lotet e unazës të përfunduara deri në fund të 2024, opozita bllokoi Astirin 3 vite