Ballina Flash

​Kurti mirëpriti familjarët e shkrimtarit të ndjerë, Moikom Zeqo

PRISHTINE, 26 prill/ATSH/ Në Kryeministri, të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar nga Durrësi, Moikom Zeqo.

Me bashkëshorten Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, evokuan kujtime për të ndjerin Zeqo, që iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020.

“Miraj dhe Epidamni, që të dy autorë edhe vetë, i dhuruan kryeministrit librat autorialë të tyre bashkë me një libër të Moikom Zeqos, të cilët Kryeministri Kurti i pranoi me kënaqësi. Shkrimtari Moikom Zeqo, përveçse autor i suksesshëm, ishte edhe ministër i Kulturës, deputet i Kuvendit dhe drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Vitin tjetër ai do të festonte 75-vjetorin e lindjes”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti falënderoi familjarët për vizitën dhe tha se kujtimi për Moikomin do të jetojë gjithmonë përmes librave, veprave, fjalëve dhe këshillave të tij. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mbillen pemë të tjera falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale të PS-së
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte, 27 prill 2023