Ballina Flash

Rehabilitim i plotë spitalit të Mirditës, Manastirliu: Plotëson investimet në qarkun Lezhë

TIRANE, 17 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se vijon me intensitet puna për rehabilitimin e plotë të spitalit të Mirditës, ku janë drejt përfundimit shërbimet e Kirurgjisë dhe Radiologjisë.

“Pas ndërtimit të spitalit të Kurbinit, maternitetit të Lezhës dhe investimit që do të ketë këtë vit korpusi qendror i spitalit të Lezhës, me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun Lezhë”, u shpreh ajo në rrjetet sociale.
Rikonstruksioni i spitalit të Lezhës do të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali, ndërkohë që me përfundimin e spitaleve të tjerë, qarku i Lezhës do të ketë standarde shumë herë më të mira në kujdesin shëndetësor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Opozitari i njohur Kara-Murza dënohet me 25 vite burg për tradhti
Artikulli tjetërVeliaj në njësinë 10: Kandidatët kundërshtarë fushatë me ide të majta, vetëm për disa vota