Ballina Flash

MotoGP – SHBA, stacioni i radhës

TEKSAS, 15 prill /ATSH-AA/ – Gara e tretë e Kampionatit Botëror të MotoGP 2023 do të zhvillohet më 16 prill, të dielën në SHBA.

Xhirot e renditjes për garën e tretë të sezonit të MotoGP, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motoçikleta, do të zhvillohen nesër në orën 17:50 ndërsa gara ‘sprint’ në orën 22:00 në pistën Amerika në qytetin Austin të Teksasit, e gjatë 5,51 kilometra, ndërsa gara prej 20 raundesh do të fillojë të dielën në orën 21:00.

Garën e parë të sezonit në MotoGP, në Portugali e fitoi kampioni i fundit piloti i Ducati Lenovo-s, Francesco Bagnaia, ndërsa garën e dytë Çmimin e Madh të Argjentinës piloti italian i Mooney VR46, Marco Bezzecchi.

Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve para garës në SHBA është si më poshtë:

1. Marco Bezzecchi (Itali): 50 pikë

2. Francesco Bagnaia (Itali): 41

3. Johann Zarco (Francë): 35

4. Alex Marquez (Spanjë): 33

5. Maverick Vinales (Spanjë): 32    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare, mbi 900 aplikime më shumë se vitin e kaluar për mbarështimin e bletarisë
Artikulli tjetërBashkia Libohovë pajiset me mjete për menaxhimin e mbetjeve