TIRANË, 15 prill /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Mitsuyuki Takada, inspektuan në Libohovë flotën e mjeteve që menaxhon pastrimin e ambienteve nga mbetjet.
“Me Ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, Mitsuyuki Takada që e takova në Libohovë , ku erdhi për të ndjekur vetë pajisjen e bashkisë me mjete për menaxhimin e mbetjeve, falë ndihmës së qeverisë japoneze”, u shpreh Kumbaro.
Sipas saj, Libohova, por i gjithë qarku si edhe e gjithë Shqipëria do të vazhdojë ta ketë propritet absolut mjedisin për objektivin tonë “Shqipëria 2030”.
Ministrja theksoi se, bashkitë e pastra janë kusht për të vazhduar zhvillimin agroturistik dhe ekoturistik
“Do të vijojmë me investime të rendesishme në menaxhimin e mbetjeve me prograimin IPA në ekonominë qarkulluese në të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe në qarkun e Kukësit për Shqipërinë e pastër”, tha ajo.
/gj.m/























