Ballina Aktualitet

Harta në Konventën e Turizmit, Rama: S’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me hartën e prezantimit të presidentit të ‘Melia Group’ gjatë punimeve të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit, ku mungonte Kosova.

Kryeministri sqaroi se, harta ishte pjesë e prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll “Melia Group”, dhe dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll ‘Melia Group’ në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte”, u shpreh Rama.

Sipas tij, “Shqipëria s’është Irani, ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as Konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja”.

“E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh”, theksoi ai.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti takon ambasadorët Gudjev dhe Angelov, diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-Bullgari
Artikulli tjetërShtyhet deri në 17 shtator qëndrimi i ukrainasve në Shqipëri