Ballina Aktualitet

14 maji, përcaktohen kriteret e përzgjedhjes së operatorit teknik të PEVN

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Komisioni Rregullator në mbledhjen e sotme publike përcaktoi kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë personeli i kualifikuar për përdorimin e pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit në qendrën e votimit, si dhe të procedurave të rekrutimit.

Vendimi përcaktoi rregullat e pranimit dhe trajnimit të personelit që do të caktohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si operator teknik për përdorimin e PEVN në qendrat e votimit.

Gjithashtu, përcaktoi përgjegjësitë dhe detyrat operacionale të operatorit teknik.

Vendimi parashikon që operatorët teknikë do të votojnë pranë qendrës së votimit ku janë caktuar për të ofruar shërbimin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIGA – Tetë vende evropiane u bëjnë thirrje kompanive të teknologjisë për të trajtuar dezinformimin
Artikulli tjetërMbledhja e parë e Asamblesë së Përgjithshme të Shkollës Ballkanike të Energjisë në Tiranë