Ballina Bota

RIGA – Tetë vende evropiane u bëjnë thirrje kompanive të teknologjisë për të trajtuar dezinformimin

RIGA, 29 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministrat e tetë vendeve evropiane u kanë bërë thirrje gjigantëve globalë të mediave sociale që të ndërmarrin veprime më të forta për të kufizuar përhapjen e propagandës dhe dezinformimit nga shtetet armiqësore.

“Të dashur CEO të Big Tech”, fillon letra e përbashkët nga drejtuesit e Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Moldavisë dhe Ukrainës drejtuar poseduesve të paidentifikuar të mediave sociale.

Kryeministrat shkruajnë se ”platformat e mediave sociale janë shndërruar në fushe beteje virtuale” të përdorura nga ”fuqitë e huaja armiqësore”” për të minuar demokracitë dhe për të “përparuar në mënyrë strategjike objektivat e liga”.

“Ne ju nxisim të bashkoni forcat me qeveritë demokratike dhe shoqërinë civile dhe të punoni së bashku për të mbrojtur integritetin e informacionit dhe për të garantuar sigurinë e shoqërive tona”, thuhej në letër.

”Propagandistët kanë vërshuar kanalet e mediave sociale në Ukrainë dhe Moldavinë fqinje me synimin për të destabilizuar qeveritë e tyre properëndimore”, shkruajnë udhëheqësit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdeshja me Poloninë, Duka: Koha e humbjeve dinjitoze, e tejkaluar tashmë
Artikulli tjetër14 maji, përcaktohen kriteret e përzgjedhjes së operatorit teknik të PEVN