Ballina Aktualitet

Berisha: Në bazë të mesatares elektorale, aleatët do kenë vendet e tyre në Këshillat Bashkiakë

TIRANË, 25 mars/ATSH/- Kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha bëri me dije miratimin e listës për kandidatët e këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha tha se janë 5 mijë kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë.

Në koalicionin me Partinë e Lirisë, Berisha tha se është marrë mesatarja elektorale për bazë dhe kjo është e ndershme plotësisht.

“Natyrisht ka patur degë që kanë patur edhe 1300-1500 aplikime. Këto vetëm nderojnë PD-në, sikundër shtrojnë para nesh detyrën e përzgjedhjes së metodës më të përshtatshme për zgjedhjen e tyre. Primaret në një listë me 130 kandidatë do të shohim se çfarë përgjigje do t’u japim. Unë ç’është e vërteta po punoja me anëtarë kryesie për një sistem primaresh, por nuk kisha parashikuar se mund të ketë edhe 150, 130 aplikime në një degë, për arsye se përfaqësimi duhet të ketë disa proporcione, duhet të respektojë gjininë që e ka përcaktuar ligji, dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Ligji përcakton 50 me 50, por pastaj janë përfaqësime të tjera të cilat në këshillat e bashkive janë të domosdoshme, ose janë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se në bazë të mesatares elektorale, aleatët do të kenë vendet e tyre në Këshillat Bashkiakë.

” Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord. Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike. Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca t’i ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet vendore, Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
Artikulli tjetërBenet Beci: Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë