Ballina Ekonomi

ARRSH: Përfundojnë punimet në mbikalimin e Shkozës, qarkullimi në të dy senset

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Qarkullimi i mjeteve në mbikalimin e Shkozës në fund të lotit 3, pjesë e Unazës Lindore, nga sot i rikthehet normalitetit dhe lëvizja e mjeteve do të kryhet në të dy kahet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se, pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes.

Devijimi i rrugës u bë 7 ditë më parë.

Mbikalimi ka gjatësi 180 m dhe gjerësi 28 m, 6 hapësira drite me nga 30 ml, lartësi 5.5 m dhe poshtë tij është një rrethrrotullim me rreze 40 m, që do të shërbejë si nyje lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBislimi takoi ambasadorin e ri të Turqisë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale
Artikulli tjetërAutoret gra në letërsinë e Vendeve të Ulëta