Ballina Flash

Autoret gra në letërsinë e Vendeve të Ulëta

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ia ka kushtuar grave aktivitetet e muajit mars.

Sot në mjediset e QKLL u zhvillua një takim, ku u fol mbi gratë që bënë letërsi në Vendet e Ulëta.

Nga koha e Anna Bijns, një prej poetëve të njohura të shekullit 16, Maria Tesselchade, Joost van den Vondel, P.C.Hooft, deri tek Hella S.Hasse, Connie Palmen, Marieke Lucas Rijneveld, historia e autoreve gra në Vendet e Ulëta nis si në të gjitha letërsitë, nga anonimati.

Për peizazhin e jashtëzakonshëm të kësaj letërsie, bashkë me ambasadorin e Holandës në Tiranë, Reinout Vos, njerëz të letrave, studentë, lexuan dhe diskutuan për ndikimin që veprat e këtyre autorëve kanë pasur në kohë, por dhe kënaqësinë e leximit, në kuadër të një cikli takimesh që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit po realizon përgjatë muajit mars, dedikuar autoreve gra në letërsinë botërore.

Ambasadori Vos zgjodhi të lexonte në gjuhën daneze një fragment nga romani “Pluk” i autores Annie M.G. Schimidt.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARRSH: Përfundojnë punimet në mbikalimin e Shkozës, qarkullimi në të dy senset
Artikulli tjetërBRATISLAVE – Republika Çeke dhe Sllovakia riafirmojnë solidaritetin me Ukrainën