Ballina Flash

Shpëtohet një shtetas gjerman i bllokuar në grykderdhjen e Vjosës

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Një shtetas gjerman është shpëtuar sot nga Efektivë të Forcës Detare dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit të Vlorës.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se, shtetasi gjerman ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Slloveninë, por për shkak të erës së fortë ishte bllokuar rreth 1 milje nga bregu në afësi të grykderdhjes së Vjosës.

“Efektivë të Forcës Detare dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit të Vlorës kanë bërë të mundur shpëtimin e një shtetasi gjerman, i cili ishte nisur nga Korfuzi, Greqi me destinacion Slloveninë, por për shkak të erës së fortë ishte bllokuar rreth 1 milje nga bregu në afërsi të grykderdhjes së Vjosës”, u shpreh Peleshi.

Peleshi nënvizoi se, gjendja shëndetësore e shtetasit të huaj është e mirë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhixho prezanton kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës
Artikulli tjetërBici në krye të Kadastrës, Rama: Ritëm tjetër që garanton stabilitet të plotë të pronës