Ballina Flash

Kamera të reja kurth në Parkun “Mali i Tomorit”

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Monitorimi i jetës së egër përmes kamerave kurth është një proces i rëndësishëm për t’u dokumentuar përgjatë sezonit dimëror.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se, janë instaluar disa kamera të reja kurth në Parkun “Mali i Tomorit”.

“Pas dokumentimit të disa prej të dhënave të dokumentuara nga kamerat kurth, të vendosura në Parkun “Mali i Tomorit”, specialistët e AdZM Berat ndodhen sërish në terren, për të instaluar disa kamera të reja. Monitorimi i aktiviteteve jetësore të kafshëve është një procesi vazhdueshëm”, shkruan AKZM.

Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona. Llojet e faunës së egër jetojnë të qeta në habitatet e tyre falë moratoriumit të gjuetisë.

Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
Artikulli tjetërPërfundon restaurimi i Urës së Prokopit në Himarë