Ballina Aktualitet

Rama për opozitën: Narrativë haluçinante dhe mërira HaxhiQamiliste ndaj zyrtarëve të huaj


TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale momente nga fjalimi i mbajtur në Kuvend një ditë më parë gjatë mocionit të kërkuar nga opozita për çështjen “McGonigal”.

Rama theksoi se “këtu shihet përditë një narrativë sa haluçinante, aq edhe qesharake mbi mënyrën se si funksionojnë shtetet apo se si veprojnë zyrtarë të caktuar të huaj ndaj të cilëve ushqyesit e kësaj narrative kanë mërira të thella të natyrës HaxhiQamiliste”.

“Sipas tyre, Departamenti i Shtetit është një “byrektore” që “gjizën” e merr nga unë, “brumin” e merr nga Sorros, okllainë e merr nga Charli, “drutë” për furrën i merr nga personi A me origjinë nga Tropoja, “tavën e byrekut” nga personi B me origjinë nga Skrapari, “letrën për të mbështjellë byrekun” ia çon Kimetja dhe pasi Sekretari i Shtetit i jep “zjarr” me firmën e tij, “byreku” piqet dhe del  në pazarin e Tiranës dhe helmon loçkën e zemrës të popullit opozitar. O Zot! Çfarë vizioni për botën dhe të mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Këta janë ata që kanë qeverisur Shqipërinë. Shikoni se si e shohin botën”, u shpreh Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluks vizitorësh gjatë shkurtit në kalanë e Gjirokastrës
Artikulli tjetërProtesta e opozitës, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë